VIDEO/ Nga statistikat tek goli më i bukur dhe trajnerët, njihuni me verdiktet e javës së 11-të në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2024 | 12:50

VIDEO/ Nga statistikat tek goli më i bukur dhe trajnerët, njihuni me verdiktet e javës së 11-të në Superiore

superiore

* Java e 11-të prodhoi 13 gola, por interesant është fakti se më shumë sesa gjysma e tyre, 7 gola, u realizuan në një ndeshje, Tirana-Vllaznia, 3-4.

* Dy penallti u akorduan nga arbitrat në këtë javë dhe të dyja në ndeshjen Tirana-Vllaznia. Ato u kthyen në gol nga Balaj i Vllaznisë dhe Bajroviç i Tiranës.

* Dy fitore u kanë takuar skuadrave udhëtuese, Partizani që fitoi në Korçë dhe Vllaznisë që fitoi në Lushnjë ndaj Tiranës si pritëse. Laçi ishte ekipi i vetëm pritës që fitoi këtë javë.

* Dy dopieta u realizuan në 5 ndeshjet e javës së 11-të. Bintsuka ishte autori i të dy golave për Partizanin ndaj Skënderbeut dhe Balaj shënoi dy herë ndaj Tiranës.

* Katër skuadra nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës këtë javë dhe bëhet fjalë për Skënderbeun, Egnatian, Teutën dhe Elbasanin.

GOLI I JAVËS- Esat Mala realizoi një gol shumë të bukur në ndeshjen kundër Tiranës, që përfundoi me fitoren e shkodranëve. Sulmuesi anësor i Vallznisë merr një top në kufijtë e zonës dhe me një të majtë të kalibruar e dërgon topin në rrjetën e portës së Selmanit. Një ekzekutim i saktë dhe inteligjent i Malës, që e dallon nga golat e tjerë të javës së 11-të. (VIDEO)

GABIMI I JAVËS- Bekim Maliqi i Dinamos ka një rast të artë për të shënuar golin e përmbysjes kundër Bylisit. Ai merr një pasim të saktë nga Zabërgja dhe del i lirë përballë portierit kundërshtar, të cilin e shmang bukur, por pastaj çuditërisht, me portën e boshatisur e dërgon topin jashtë, ndërkohë që Bregu dhe lojtarë të tjerë prisnin pasimin për më shumë siguri.

TRAJNERI MË I MIRË, TOMAS BRDARIÇ E zgjidhi ndeshjen kundër Tiranës që në pjesën e parë, duke arritur një fitore shumë të rëndësishme për vazhdimësinë në kampionat, prandaj dhe Tomas Brdariç është trajneri më i mirë i javës. Të fitosh Klasiken është shtysë e madhe për Vllazninë, nisur nga rivaliteti që ka pasur ndër dekada me bardheblutë. Trajnerë të javës mund të ishin edhe Aleksandar Veselinoviç i Partizanit, si dhe Françesko Moriero i Laçit.

TRAJNERI MË I DOBËT, BLEDI SHKËMBI Skuadra që kishte hedhur në fushë kundër Vllaznisë nuk iu përgjigj, sidomos në pjesën e parë, ku Tirana e tij u shpartallua. Reagimi me vonesë gjithashtu nuk e shmangu dot humbjen në Klasike. Trajneri Bledi Shkëmbi përfundon në këtë rubrikë, duke qenë se bardheblutë po kalojnë një moment shumë të keq. Vetëm një fitore në 11 javë kampionat është padiskutim një rekord negativ historik për klubin më të titulluar në vend.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"