VIDEO/ Në Korçë triumfon mërzia, Skënderbeu dhe Tirana nuk i prishin punë njëra-tjetrës
Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në duelin e luajtur në Korçë.
Ernest Gjoka debutonte në stolin e korçarëve në kërkim të pikëve, ndërsa edhe bardheblutë kërkonin të merrnin një tjetër rezultat pozitiv për të qëndruar larg zonës së ftohtë,
Kjo bëri që dy ekipet të ishin më shumë të përqendruara për të mos pësuar se sa për të shënuar gol, duke e kthyer këtë në një duel të mërzitshëm për pjesën më të madhe të ndeshjes. Rastet ishin me pikatore dhe në ato pak mundësi që u krijuan, portierët ishin në lartësinë e duhur.
Kësisoj, ndeshja u mbyll me barazimin 0-0 që u shërben për moralin dy skuadrave, por jo edhe aq shumë për klasifikimin, pasi të dyja janë të përfshira rrezikshëm në luftën për mbijetesë.
SKËNDERBEU 0-0 TIRANA
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazim pa gola.
90’+4’ Përgjoni ekzekuton një goditje dënimi direkte nga e djathta e sulmit, sfera prek rrjetën e jashtme të portës korçare. (VIDEO)
90’+1’ Një pasim nga e djathta nuk gjen Jakun e vetëm para portës së vendasve. (VIDEO)
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
90’ Marku merr vendin e Ismajlit në radhët e Tiranës.
88’ Nërguti merr vendin e Janaqit në radhët e Skënderbeut.
87’ Balaj ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Ismajlit.
86’ Jaku dhe Gjumsi hyjnë në fushë në vend të Jonuzit dhe Isuf në radhët e Tiranës.
84’ Jonuzi provon me një gjuajtje pranë zonës, sfera kalon mbi traversën e Alias. (VIDEO)
83’ Përsëri Rashica në të majtën, Selmani ndalon edhe një herë gjuajtjen e sulmuesit vendas. (VIDEO)
81’ Rashica shfaqet para Selmanit, gjuajtja e tij ndalet nga portieri i bardhebluve. (VIDEO)
76’ Loja tashmë ka shumë ndalesa për faulle, duke bërë që ritmi të jetë shumë i ulët.
71’ Bajroviç dhe Abah i lënë vendin në fushë Prengajt dhe Ndrecës.
68’ Juri, Çuçka, dhe Zenullari lënë fushën e lojës te Skënderbeu për t’i bërë vend Balajt, Frenklin dhe Shaqes.
62’ Zenullari hyn në zonë nga e majta, por pastaj nuk çon dot në destinacion pasimin e tij për Rashicën.
58’ Soler ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Bismark.
54’ Harkim i rrezikshëm i Dokës nga e djathta, Kola me vështirësi largon sferën nga zona para Selmanit.
52’ Juri me të majtën nga jashtë zonës provon të gjejë golin, Selmani me vështirësi çon sferën në këndore. (VIDEO)
49’ Doka ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar e më pas edhe Bizmark. Selmani ndëshkohet me të verdhë për bardheblutë për një përplasje me sulmuesin e vendasve.
47’ Një gjuajtje nga jashtë zonës e Soler përfundon në duart e Aliajt.
46’ Nis pa ndryshime pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Bajroviç merr top në thellësi dhe pastaj mposht portierin Alia me diagonalen e tij. Goli anulohet nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje dhe VAR-i e konfirmon vendimi e fushës. (VIDEO)
43’ Në vijimin e goditjes nga këndi, Kola gjuan me kokë në zonë, pro çon sferën mbi traversën e vendasve.
42’ Jonuzi nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë drejt shtyllës së dytë, Alia devijon në këndore. (VIDEO)
41’ Rashica shfaqet rrezikshëm në të majtën e sulmit, gjuajtja e tij nuk gjen katërkëndorin e Selmanit.
38’ Bajroviç niset drejt portës, por ndalet nga Alia e më pas sinjalizohet për faull në sulm për lojtarin e bardhebluve. (VIDEO)
35’ Jonuzi provon të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
25’ Soler nis një top për Bajroviç në të djathtën, sulmuesi vonohet dhe nuk godet para portës, me sferën që shkon jashtë. (VIDEO)
22’ Janaqi nis topi në thellësi për Bismark, Selmani mbërthen sferën.
18’ Lojë pa ide e dy skuadrave, me topin që thjesht qarkullon nga një gjysmëfushë në tjetrën.
9’-11’ Tirana tenton me pasime në qendër të hyjë në zonë, por prapavija e vendasve është e kujdesshme.
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Alia, Doka, Dumfur, Vaskez, Zenullari, Janaqi, Rabiu, Çuçka, Juri, Rashica, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka
Tirana: Selmani, Isuf, Kola, Mici, Përgjoni, Jonuzi, Soler, Ismajli, Abah, Bajroviç, Haxhiu
Trajner: Gugash Magani
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"