VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 7 gola! Atletiko Madridi përmbys në frymën e fundit Sevijan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 23:13

VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 7 gola! Atletiko Madridi përmbys në frymën e fundit Sevijan

Duel dramatik me plot 7 gola ai mes Atletiko Madridit dhe Sevijas që përfundoi me rezultatin 4 me 3. Kryeqytetasit e Diego Pablo Simeones, arritën një përmbysje emocionuese, duke arkivuar 3 pikë të arta. 

grizman

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1 me 2. De Paul shënoi i pari në minutën e 10-të, ndërkohë që miqtë iu kundërpërgjigjën me Lukebakion dhe Romeron në minutat 12 dhe 32.  

Në minutën e 57, miqtë nga Sevija shënuan edhe golin e tretë me Sançez, po pavarësisht rezultatit 1 me 3, Atletiko nuk u dorëzua. Fillimisht në minutën e 62-të, ishte Grizman i cili ngushtoi shifrat në 2 me 3.  

Për golin e barazimit mendoi Lino në minutën e 79-të, ndërkohë që përmbysja e madhe do të vinte në minutën e 94-t, ku Grizman vulosi shifrat në 4 me 3. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Atletikon që e shikon veten në vendin e tretë me 35 pikë në 16 ndeshje, ndërkohë që diferenca me vendin e parë që mbahet nga Barcelona është vetëm 3 pikë, me katalanasit që kanë një ndeshje më shumë.  

BARCELONA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"