VIDEO/ Momenti që vendosi Partizani-Egnatia, ish-gjyqtari bën moviolën: VAR gaboi, kemi pozicion jashtë loje
Partizani dhe Egnatia kanë barazuar me rezultatin 1 me 1 në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Barazimi i rrogozhinasve erdhi në minutën e 90-të nga Bakajoko, ndërsa rasti u rishikua nga VAR për pozicion jashtë loje në tri minuta.
Në VAR ndodhej Juxhin Xhaja dhe Indrit Myrtja në AVAR, që e konsideruan gol të rregullt. Pas ndeshjes, ish-gjyqtari i FSHF-së Klajdi Kola bëri moviolën për momentin në fjalë duke e mbyllur me përfundimin se VAR ka gabuar.
Moviola e Klajdi Kolës:
“Këtu është pretenduar për pozicion jashtë loje, fillimisht nëpërmjet pamjeve që na jep teknologjia bëhet fjalë për numrin 3, që në momentin kur është krosuar topi është dyshuar në pozicion jashtë loje. Jam i prirur t’i besoj teknologjisë, sipas pamjeve të tyre.
Për ta shpjeguar teknikisht, numri 3 është konsideruar pozicion i rregullt nga sistemi VAR. Në momentin e dytë, futbollisti i Egnatias që ka shënuar, në momentin e parë ka qenë pasiv dhe nuk ka marrë pjesë në aksion. Kur është pasur nga numri 3, që është dyshuar për pozicion jashtë loje, këtu ka qenë i gjithë diskutimi. Numri 3 pason te Bakajoko. Në momentin e parë Bakajoko ka qenë jashtë loje, por nuk është bërë pjesë e aksionit.
VAR thotë pozicion i rregullt. Numri 3 ka pasur te Bakajoko, në momentin e parë thotë VAR është në rregull numri 3. Nuk jam në gjendje ta dalloj.
Teknologjia thotë numri 66 i Partizanit e mban në lojë numrin 3, i cili kryen pasimin. Në momentin e dytë që pason numri 3 për Bakajoko, gjykoj që nuk kemi të bëjmë për pozicion jashtë loje, ky është i vetmi diskutim.
Sipas VAR e mban në lojë, sipas meje është më i avancuar lojtari që shënon gol. Sipas sistemit VAR e mban në lojë që arbitrat e kanë lënë gol. Me këtë pamje e kemi pozicion jashtë loje. Ky është shpjegimi.
Asistenti e pamundur të shikoj sepse janë afër, diskutohet për milimetra. Sistemi VAR nuk e di, vendosja e pikave apo jo. Me këto pamje që kemi, kemi gabim. Sipas pamjeve është pozicion jashtë loje”, u shpreh Klajdi Kola në RTSH. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"