VIDEO/ Moment qesharak mes dy ish-futbollistëve, Bekam dhe Henri grinden me njëri-tjetrin për…patatina
Dy ish-futbollistët Tierri Henri dhe David Bekam ndodheshin të martën në “San Siro” për të ndjekur nga afër ndeshjen Milan-PSG.
Në një video që u shfaq në rrjetet sociale dhe u bë shumë shpejt virale, ata shihen pranë njëri-tjetrit duke u grindur. Bekam mbante në dorë një pako me patatina dhe në një moment fut dorën në paketim për të marrë ndonjë, por e kupton që është bosh.
“Seriozisht? I ke ngrënë të gjitha patatinat?”, duket se i thotë anglezi francezit me një vështrim akuzues. Ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës ndërkohë tregoi indiferencë totale.
?? Beckham to Henry: “You eat my chips?!” — both are at San Siro right now for Milan vs PSG. ❤️ pic.twitter.com/pfQFuIziDU
— EuroFoot (@eurofootcom) November 7, 2023
Por e gjithë skena nga fillimi në fund gjithçka ishte e përgatitur pasi bëhej fjalë në fakt për një reklamë për markën e patatinave.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"