VIDEO/ Moment dramatik te Lioni, skuadra e kategorisë së pestë i eliminon nga Kupa e Francës
Mbrëmje dramatike te Lioni! Skuadra e trajnerit Sage, u eliminua në raundin e 1/16 të Kupës së Francës, teksa u mposhtën me penallti nga modestët e Bourgoin Jallieu, që militojnë në ligën e pestë.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ku për Lionin shënuan Matiç dhe Mikautadze. Vlen të theksohet fakti se skuadra legjendare franceze kishte hedhur në lojë thuajse të gjithë formacionin titullar, por nuk ia doli dot të triumfonte.
Vendasit u treguan më të saktë me penallti duke triumfuar me shifrat 4-2. Për Lionin gabuan Lakazet dhe Toliso.
Në fund Lioni u largua me kokën poshtë nga stadiumi i vogël, i qytetit me 28 mije banore, vetëm 35 km larg, duke u eliminuar në fazën e 1/16-ve.
5th tier French side FC Bourgoin-Jallieu completed a HUGE upset over Lyon, knocking the Ligue 1 club out of the Coupe de France in the Round of 32 🤯🇫🇷
Fans rushed the pitch in celebration 🎉 pic.twitter.com/neexISe6BY
— FOX Soccer (@FOXSoccer) January 15, 2025
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"