VIDEO/ Mbrojtësit nderojnë Arsenalin, Saliba shënon gol me prapanicë ndaj Junajtidit! Arteta i shkakton humbjen e parë Amorimit
Arsenali nuk fali në supersfidën e mbrëmjes së sotme, duke mposhtur Mançester Junajtid me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 14-të të Premier Ligës, e cila u vendos nga golat e dy mbrojtësve Timber dhe Saliba në minutat 54 dhe 73-t. Interesant është fakti se mbrojtësi francez Saliba, shënoi me prapanicë, pas një karamboli të topit shumë pranë vijës fatale.
Një realizim special ky i “topçinjve”, që u ngjitën në vendin e tretë me 28 pikë në 14 ndeshje. Ky ishte suksesi i tretë radhazi në kampionat për Arsenalin, teksa për trajnerin e ri të Junajtid Amorim, kjo ishte disfata e parë në 3 ndeshjet që ka drejtuar “djajtë e kuq”.
Sfidën e radhës Arsenali e luan ndaj Fulham në transfertë, ndërsa Junajtid i vendit të 11-të pret Notinghamin e vendit të gjashtë.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"