VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares dhe ish-trajneri i Superiores në telashe, ekipi i tyre hetohet në Itali për trukim ndeshjeje
Sezoni i rregullt i Serisë B është mbyllur me rënien e Beneventos nga kategoria. Por humbja 3-2 përballë Peruxhias në ndeshjen e fundit, ka bërë që në Itali të hapen hetime për trukime për ekipin drejtuar nga ish-trajneri i Skënderbeut dhe Partizanit, Andrea Agostineli, në radhët e të cilit aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Federik Veseli.
Në minutat shtesë të ndeshjes, me rezultatin 2-2, Leverb pasoi mbrapa në mënyrë të pashpjegueshme topin duke ia dhuruar Kouan, i cili shënoi kështu golin e fitores 3-2. Një fitore që në fund nuk i shërbeu Peruxhias, pasi rezultatet e tjera sollën rënien edhe të kësaj të fundit nga kategoria.
Il gol regalato dal #Benevento al #Perugia ieri sera al 95esimo. Roba da ufficio inchieste. Vergognatevi! Fate letteralmente cagare e vi sta bene! #SerieB anzi, #serieC #legapro pic.twitter.com/6hzpPWaxVE
— TheDarioleo®♠️ (@TheDarioLeo) May 20, 2023
Por gjithsesi, indinjomi në rrjetet sociale për mënyrën se si erdhi ky gol në fund, ka bërë që federata Italiane të hapë hetime dhe do të marrë në pyetje protagonistë të të dy ekipeve, me pasojat që mund të jenë të rënda dhe shoqërohen me penalitete individuale apo edhe për klubet e përfshira.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"