VIDEO/ Martini i provon të gjithë, Vllaznia fiton me tre gola miqësoren me Deçiqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2025 | 20:02

VIDEO/ Martini i provon të gjithë, Vllaznia fiton me tre gola miqësoren me Deçiqin

Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore kundër Deçiqit të Tuzit, në të cilën trajneri Martini ka parë thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, si pjesë e përgatitjeve për duelin e kampionatit ndaj Partizanit.

bandicam 2025-09-07 19-49-08-018

Tekniku kishte hedhur në fusë formacion miks, me titullarët dhe lojtarët e stolit të përzier, për të parë gjendjen e tyre. Në fillim ishte Deçiqi që u shfaq thumbues, teksa goditi edhe shtyllën e portës së mbrojtur nga Pohls. Por më pas erdhi reagimi i Vllaznisë, që gjeti golin e avantazhit me Kastratin në minutën e 35.

SHIH VIDEON

Vetëm pesë minuta më vonë, erdhi goli i dytë i shkodranëve, me anë të të riut Ara, falë insistimit në krahun e majtë të Hakajt.

SHIH VIDEON

Me skuadrat që bënë shumë zëvendësime pas pushimit, goli i tretë për shkodranët erdhi me Tafilin i cili fitoi topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe mposhti portierin.

SHIH VIDEON

Edhe pse shkodranët krijuan raste të tjera për të shënuar, nuk ia dolën të gjenin rrjetën sidomos me Bismark i cili krijoi e shpërdoroi disa raste të mira. Kësisoj, dueli u mbyll me shifrat 3-0.

VLLAZNIA-DEÇIQ 3-0

35’ Kastrati, 40’ Ara, 55’ Tafili

PANORAMASPORT.AL