VIDEO/ Marcelo zihet me trajnerin e vet kur po futej në fushë, klubi i prish kontratën brazilianit
Futbollisti i njohur brazilian Marcelo, është përjashtuar sot nga klubi i Fluminense, duke i ndërprerë kontratën, menjëherë pas episodit absurd që ndodhi gjatë takimit të ekipit të tij me Gremion, të mbyllur me shifrat 2-2.
Trajneri Mano Menezes vendosi të hidhte në fushë Marcelon në fundin e ndeshjes, kur regjistrohej minuta e 90-të dhe shifrat ishin 2-1 për Fluminensen. Por ndërsa trajneri po e udhëzonte për diçka, Marcelo nisi ta kundërshtonte. Kjo solli reagimin e Menzes i cili i inatosur e shtyu dhe e urdhëroi të kthehej përsëri në stol, duke anuluar zëvendësimin.
SHIH VIDEON
Pak çaste më vonë, Gremio shënoi në shtesë golin e barazimit 2-2, duke bërë këtë episod edhe më të rëndë. Sot, klubi i Fluminenses lajmëroi largimin e Marcelos nga skuadra dhe prishjen e kontratës mes palëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"