VIDEO/ Lukaku “abonohet” me golin te Roma, kolumbiani Zapata i “djeg” festën skuadrës së Murinjos
Romelu Lukaku po kalon një moment të mirë te Roma, teksa duket se është “abonuar” me golin, duke shënuar në duelin e tretë radhazi me fanellën e skuadrës kryeqytetase. Pasi gjeti rrugën e rrjetës ndaj Empolit dhe Sherif Tiraspolit, 30-vjeçari arriti të tundte rrugën e rrjetës edhe në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Torinos, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërkohë që në minutën e 68-të, Lukaku arriti të zhbllokonte sfidën, duke kaluar në avantazh skuadrën e Zhoze Murinjos. Për t’u djegur festën kryeqytetasve mendoi kolumbani Zapata që në minutën e 85-të, u zhyt bukur me kokë, duke vendosur baraspeshën.
Ky ishte barazimi i dytë në 5 javë për Romën që ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 13-të, ndërkohë që Torino ka 3 pikë më shumë dhe mban vendin e tetë.
Në duelin e ardhshëm Roma do të udhëtojë drejt Xhenoas, për t’u përballur me skuadrën e Xhilardinos, ndërkohë që Torino luan në transfertë ndaj Lacios.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"