VIDEO/ Lojtarët e stolit i japin fitoren Bajernit, ndalen ndjekësit më të afërt. Asist i Xhakës në suksesin e Leverkusen
Ndeshjet e sotme të Bundesligës i kanë dhënë mundësinë Bajern Mynih që të thellojë përsëri diferencën në kreun e renditjes së kampionatit ku vazhdon të jetë i vetëm. Bavarezët kanë mundur në shtëpi jo pa vështirësi Haidenhaimin, falë një pjese të dytë ku diferencën e bënë lojtarët e stolit.
Kompani kishte lënë pushim lojtarë si Musiala, Goretzka e Koman duke menduar për mesjavën në Champions, por u detyrua t’i hidhet në fushë në fraksionin e dytë të lojës pasi shifrat shkuan në 1-1. Musiala gjeti shpejt golin e avantazhit, Goretzka thelloi diferencën e më pas ishte përsëri Musiala ai i cili vulosi suksesin 4-2 për ekipin e tij.
Në rrugën e fitoreve kanë vazhduar edhe dy nga ndjekëset e skuadrës bavareze, me Bajer Leverkusenin e Lajpcigun që kanë mundur përkatësisht St. Pauli dhe Holshtajn Kiel. Të suksesi i “aspirinave” bie në sy fakti se goli i parë, i shënuar nga Virtz, erdhi falë asistit të Granit Xhakës. Ndërkohë, ata që frenuan ishin ndjekësit më të afërt të bavarezëve, Eintraht Frankfurt, që u ndalën në barazimin 2-2 në shtëpi nga Augsburgu.
REZULTATET
Bajer Leverkusen-St. Pauli 2-1
6’ Virtz, 21’ Tah / 84’ Gilavogul
Goli i Virtz (VIDEO)
Goli i Tah (VIDEO)
Goli i Gilavogul (VIDEO)
Bajern Mynih-Haidenhajm 4-2
18’ Upamekano, 56’, 90’+1’ Musiala, 84’ Goretzka / 50’ Honsak, 85’ Dorsh
Goli i Upamekano (VIDEO)
Holi i Honsak (VIDEO)
Goli i Musiala (VIDEO)
Goli i Goretzka (VIDEO)
Goli i Dorsh (VIDEO)
Goli i dytë i Musiala (VIDEO)
Bohum-Verder Bremen 0-1
56’ Stage
Eintrajht-Frakfurt-Augsburg 2-2
55’ Ekitike, 74’ Uzun / 61’ Tietz, 71’ Esende
Holshtajn Kiel-RB Lajpcig 0-2
27’ Sheshko, 69’ (p) Andre Silva
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"