VIDEO/ Lacio eliminon Napolin me lehtësi nga Kupa! Hysaj titullar, bën protagonistin… në sulm
Napoli I Antonio Kontes tani do të duhet të përqendrohet vetëm te Seria A, pasi sot i ka dhënë lamtumirën edhe Kupës së Italisë, i eliminuar nga Lacio.
Në radhët e bardhekaltërve kthehej përsëri titullar Elseid Hysaj dhe ai ka luajtur një rol protagonisti në këtë ndeshje, jo vetëm në mbrojtje por edhe në sulm. Ai dha që në minuta e para një asist në aksionin ku u fitua penallti nga Lacio, por që u shpërdorua nga Zakanji.
Më pas Lacio gjeti avantazhin me Noslin, i arritur shpejt nga Simeone për barazimin. Gjithsesi, një tjetër aksion i nisur nga këmbët e Hysajt, solli golin e dytë të Noslin dhe avantazhin 2-1 me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Përsëri Noslin në fraksionin e dytë të lojës shënoi edhe golin e tretë personal, duke vulosur rezultatin 3-1 që nuk ndryshoi deri në fund dhe dekretoi kalimin në turin tjetër të Lacios.
LACIO 3-1 NAPOLI
32′, 41′, 50′ Noslin – 36′ Simeone
Goli i tretë i Noslin (VIDEO)
Goli i dytë i Noslin, ndërsa ishte Hysaj që nisi aksionin. (VIDEO)
Goli i Simeone: (VIDEO)
Goli i Noslin: (VIDEO)
Penalltia e fituar nga Lacio ku Hysaj dha pasimin vendimtar: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"