VIDEO/ Kupa “Agim Tafili” në Shkodër, flet presidenti Anxhaku: Për të duhet të çohet në këmbë e gjithë Shqipëria
Qyteti i Shkodrës ka pritur këto dy ditë kupën “Agim Tafili” në çiklizëm. Një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit e cila ka kthyer këtë aktivitet për një figurë shumë të rëndësishme të këtij sporti në vendin tonë,.
Presidenti Skënder Anxhaku, ka treguar se si ishte rikthimi në Shkodër, duke theksuar se aktivitete të tilla do të organizoheshin edhe në të ardhmen.
“Është kënaqësi e veçantë që jam këtu, shoh mbështetje të madhe që ka bërë bashkia.
Agim Tafili ka qenë personaliteti më i madh i Shkodrës, si ka të tjerë si janë Sabah Bizi, te atletika apo peshëngritja. Ka qenë njeriu më i veçantë, për të duhet të çohet në këmbë e jo vetëm Shkodra, por e gjithë Shqipëria, unë kënaqem këtu me këtë popull, me këtë dashamirësi që ka. Por i bëj një vërejtje kryetarit që jo vetëm të hedhë një sy të fortë, por edhe ta shikojë me prioritet, se ky është çiklizmi i cili mund të sjellë turizmin e shumë gjëra.
U fol që u shkri ekipi i Shkodrës, por ai do të marrë pjesë në xhiron çiklistike të Shqipërisë me 6 sportistë dhe mendojmë që edhe këta dy djem që kanë ardhur nga Italia, janë shkodranë dhe e meritojnë.
Shoh një organizim që ka bërë bashkia, e falënderoj se e kemi një partnere të madhe, si në organizim edhe më përpara. Dua të falënderoj edhe zonjën që ka qenë më parë. Bëmë Turin çiklistik të Shqipërisë dhe e filluam këtu dhe ka qenë një kënaqësi. Zonja Ademi ka qenë një heroinë jo vetëm për sportin, por edhe për popullin e Shkodrës.
Agim Tafili ka qene një çiklist i madh në të gjithë drejtimet, si në fushë, mal, sprint, të gjitha, një kapiten i shkëlqyer, një organizator i ekipit. U kënaqa edhe më shumë kur takova nipin e tij.
Mendoj që nëse do të na rihapet rruga nga Fushë Kruja në drejtim të Milotit, asnjëherë nuk do të ndahet Shkodra nga çdo aktivitet që do të organizojë Federata Shqiptare e Çiklizmit”, tha Anxhaku para mediave.
PANORAMASPORT.AL