VIDEO/ “Këtu jam unë!” dhe pastaj i këput një të sharë shqip, shihni festën e pazakontë të Uzunit pas golit historik
Myrto Uzuni ka shkruar sot historinë me fanellën e Granadas, teksa ka shënuar golin e tij të 44-t me këtë klub, duke u bërë golashënuesi më i mirë i tij përkrah marokenit El Arabi i cili mbante i vetëm rekordin.
Goli i shënuar ndaj Almerias ishte i 9-i i këtij sezoni për Uzunin, i cili rivalizon pikërisht me Suarez të Almerias për vendin e parë në renditjen e golashënuesve të La Liga. Ndaj sulmuesi shqiptar nuk është përmbajtur me festimi e tij duke vrapuar menjëherë drejt kamerës.
“Këtu jam unë”, tha ai në shqip, duke vazhduar më pas me një të sharë po në shqip mes emocioneve të atij momenti që e bëri përgjithmonë pjesë të historisë së Granadas.
D🔟S.#LALIGAHighlights pic.twitter.com/dqfOMmfiIN
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) November 30, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"