VIDEO/ Kavani flet për eliminimin nga Botërori, sulmon ashpër arbitrin: Ai duhet të arrestohet
Dështimi i Uruguajit për të arritur në 1/8 finale të Kupës së Botës në Katar është ende i ndezur për Edinson Kavanin. Sulmuesi i Valencias sulmoi ashpër Daniel Siebert, arbitrin që drejtoi ndeshjen mes “Celeste” dhe Ganës në fazën e grupeve.
Gjyqtari Siebert u kontestua shumë nga amerikano-jugorët, veçanërisht për mosakordimin e dy penalltive, pavarësisht përdorimit të VAR. Pas përfundimit të takimit, Kavani doli i tërbuar dhe para se të shkonte në dhomat e zhveshjes shkatërroi monitorin e VAR-it.
Gjatë një intervistë për “Cadena Ser”, uruguajani drejtoi gishtin sërish nga Sieberti.
“Nëse më sanksionojnë se kam goditur VAR-in, atëherë për eliminimin tonë nga Kupa e Botës duhet të arrestojnë arbitrin Sieberti. Këto janë gabime që nuk mund t’i bësh me VAR, me të gjitha kamerat dhe arbitrat pas”, u shpreh ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"