VIDEO/ Katër gola për 1 pikë, Partizani dhe Elbasani ndahen në paqe nga “Arena e Demave”
Partizani dhe Elbasani e kanë mbyllur në barazim ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida u zhbllokua nga Mba në të 13-të por festa nuk iu zgjati shumë të kuqve. Elbasani arriti të shënojë dy gola në të 20-ën me Tsague dhe Mustën në të 29-ën duke përmbysur shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë foli më shumë për Partizanin që pati edhe më shumë raste. Goli i barazimit erdhi nga Janjeva në të 60-ën.
Me këtë barazim Partizani renditet në vendin e 3-të me 30 pikë dhe Elbasani në vendin e 5-të me 22 pikë.
PARTIZANI 2-2 ELBASANI
13′ Mba, 60′ Janjeva/ 20′ Tsague, 29′ Musta
NGJARJET KRYESORE
90’+4′ Sfida mbyllet në barazimin 2-2!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
83′ Cara tenton të gjuajë drejt portës, Lajthia e devijon duke e dërguar në këndore. (VIDEO)
81′ Largohen Hakaj dhe Qaqi, në lojë futen Lulaj dhe Greca.
80′ Cara gjuan drejt zonës por nuk gjen asnjë futbollist aty. (VIDEO)
78′ Mehmeti lë fushën e lojës dhe zëvendësohet nga Keko.
74′ Domgjoni është lojtari i radhës që merr karton të verdhë.
73′ Dros ndëshkohet me karton të verdhë.
72′ Largohet Tsague, në lojë futet Kasa.
70’ Domgjoni gjuan drejt portës, Abalora shpëton Elbasanin nga goli i tretë. (VIDEO)
68′ Kristi Qose ndëshkohet me karton të verdhë.
63’ Buxhelaj gjuan me të majtën, por ndalet nga traversa. (VIDEO)
61′ GOOOL PARTIZANI 2-2/ Ismajli gjuan drejt portës, Janjeva e devijon duke shtangur Abalorën dhe rikthyer baraspeshën. (VIDEO)
56′ Kristian Mba lë fushën i detyruar, në lojë futet Bintsuka.
56′ Ze Gomesh largohet nga fusha, ka minuta për Gjonin.
51′ Cara tenton të pasojë topin, por Lila arrin ta mbyllë mjaft mirë. (VIDEO)
46’ Cara rrezikon menjëherë portën e Elbasanit me një gjuajtje nga e majta, goditja e tij grushtohet me vështirësi nga Abalora e më pas largon mbrojtja. (VIDEO)
46’ Nis pa ndryshime pjesa e dytë.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Elbasanit.
45′ Jepet 1 minutë shtesë.
43’ Buxhelaj depërton në zonë nga e majta, por Abalora del dhe devijon sferën që më pas largohet nga Lajthia. (VIDEO)
41’ Lila nga e djathta hyn në qendër dhe pastaj gjuan drejt portës, por çon sferën në duart e Qirkos. (VIDEO)
36’ Hakaj largon një top të rrezikshëm nga zona e Elbasanit. (VIDEO)
29′ GOOOL ELBASANI 1-2/ Qose gjuan nga goditja e dënimit dhe topi shkon për Lilën, ky i fundit pason për Mustën i cili shtang të kuqtë. (VIDEO)
24′ Agim Zeka gjuan me të majtën potente nga jashtë zone, por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)
20′ GOOOL ELBASANI 1-1/ Hakaj kroson, Tsague gjen golin e barazimit duke mposhtur Pano Qirkon. (VIDEO)
19′ Cara pason për Mehmetin, ky i fundit ia jep Mbasë i cili gjuan drejt portës por nuk shënjestron si duhet portën. (VIDEO)
13′ GOOOL PARTIZANI 1-0/ Pas një rrëmuje në zonë, Kristian Mba përfiton duke shtangur portierin e Elbasanit, Razak Abalora. (VIDEO)
11’ Tsague merr topin dhe pason për Lajthinë, ky i fundit gabon me shënjestrën duke e nxjerrë topin jashtë. (VIDEO)
8’ Cara harkon nga këndorja, Abalora e grushton topin duke e kaluar nga zona. (VIDEO)
4’ Lajthia tenton të pasojë në zonë, por topi përfundon jashtë. Qirko e rinis lojën. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Mehmeti, Ismaili, Zeka, Cara, Buxhelaj, Taipi, Sembene, Domgjoni, Mba
Trajner: Aleksandër Veselinoviç
ELBASANI: Abalora, Qaqi, Dros, Tsague, Lajthia, Kasa, Ze Gomesh, Hakaj, Musta, Qose, Lila
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"