Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 22:59
VIDEO/ Kartoni i kuq i Nojerit i kushton shtrenjtë Bajernit të Mynihut, Leverkuseni i Xhakës e eliminon nga Kupa e Gjermanisë
Bajern Mynih dhe Bajer Leverkusen ndezën “Allianz Arena” mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 në Kupën e Gjermanisë, ku triumfuan “aspirinat” e Bajern Leverkusen me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar nga Tella në minutën e 69-të.
Vlen të theksohet fakti se vendasit e Bajernit të Mynihut mbetën me 10 lojtarë në minutën e 17-të, pas kartonit të kuq të portierit Manuel Nojer.
Granit Xhaka luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje fantastike. Falë këtij suksesi Leverkusen ka siguruar biletën për në raundin pasardhës.
GOLI I TELLA: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"