Postuar: Shtator 4, 2022 | 17:55
VIDEO/ Kanë spikatur në Itali, një nga binjakët “e tmerrshëm” të Shpresave debuton me gol në Serinë C
Futbollisti i Kombëtares së Shpresave, Stiven Shpendi ka debutuar me gol në ndeshjen e javës hapëse në Serinë C në përballjen mes Çezenës dhe Karrezes.
19-vjeçari realizoi golin e pare të sfidës ne minutën e 22-të, por nuk arriti ti jepte fitoren skuadrës së tij e cila u përmbys me dy gola nga Karreze në pjesën e dytë.
Tek Çezenës aktivizohet dhe vëllai binjak i Stiven, Kristian, me dy futbollistët që kanë spikatur me golat e tyre në ekipet e moshave gjë që i siguroi grumbullimin në skuadrën e parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"