VIDEO/ “Ka vdekur, ka vdekur”, Antonio Konte “shpërthen” për vonesën e Pikesë
Barcelona mundi Interin 2-1, mbrëmjen e djeshme, por në kampin e zikaltërve kanë shumë pakënaqësi ndaj arbitrit, siç e shprehu dhe Antonio Konte pas ndeshjes.
Por, edhe gjatë lojës Konte ishte nervoz dhe kontestoi jo pak herë vendimet e gjyqtarit. Gjatë një momenti të lojës, Pike është shtrirë në fushë dhe ka qëndruar për disa momente, gjë ka nervozuar Konten.
Ai është kapur nga kamera duke i thënë gjyqtarit me ironi për Pikenë: “Është i vdekur, është i vdekur”.
Trajneri puljez është përfshirë së tepërmi emocionalisht në ndeshjen e djeshme dhe ka shpërthyer ndaj arbitrit, që e ndëshkoi me të verdhë.
“È morto, è morto” lacrimo pic.twitter.com/27QIFPxZ68
— Mrty (@disneymarty) October 2, 2019
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"