Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 21:52
VIDEO/ Ismajli i shënon portierit serb në ndeshjen e Serisë A, por gjyqtari i prish festën kapitenit shqiptar
Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli u shfaq protagonist në ndeshjen me ekipin e Empolit përballë Torinos.
Në minutën e 16-të të sfidës, me shiritin e kapitenit në krah, Ismajli gjeti rrugën e rrjetës. Pas një krosimi të marrë nga goditja e këndit, në rrëmujën e krijuar në zonën e Torinos, Ismajli u gjend në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
Por ky gol u anulua menjëherë nga arbitri. Shkak për anulimin e këtij goli u bë një faull gjatë rrëmujës. Kështu, goli i Ismajlit ndaj portierit serb Milinkovic Savic u bë i pavlefshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"