VIDEO/ Interi zhgënjen në miqësore, arabët e Al Itihad u japin “leksion” në… Monza
Interi zhgënjeu mbrëmjen e sotme, në testin miqësor të zhvilluar ndaj skuadrës së Al Itihad, teksa u mposht me rezultatin 0-2, në duelin e zhvilluar në stadiumin e Monzës.
Dopieta e sulmuesit Musa Diabi, i cili u bashkua me skuadrën arabe në merkaton e verës, i dhuroi suksesin verdhezinjve të Benzema, Kante & CO. Vlen të theksohet fakti se Al Itihad drejtohet nga trajneri francez Laurent Blank.
Doublé de Moussa Diaby 🔥
Trop fort 3 buts en 2 matchs ⚽️
Inter Milan 0 – 2 Al Ittihad
pic.twitter.com/trXme8Bgmj— SPL 🇸🇦 (@ActuSPL) August 7, 2024
Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ai u aktivizua në minutën e 63-të të sfidës duke zënë vendin e Barelës.
Benzema -> Aouar -> Diaby 🔥⚽️ pic.twitter.com/WWlcZh19jR — SPL 🇸🇦 (@ActuSPL) August 7, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"