VIDEO/ Injorim absolut i PSG-së, vetëm 3 tifozë presin kampionët që vendosën rekord në Francë
PSG vendosi një rekord të ri në futbollin francez, duke fituar këtë të shtunë titullin e 11 kampion në histori, për t’u bërë kështu skuadra më e suksesshme në futbollin francez. Një titull që normalisht duhej të festohej në mënyrë mbresëlënëse nga mbështetësit e skuadrës.
Por këtë të fundit duket se tashmë nuk entuziazmohen më nga ekipi i tyre dhe këtë titull rekord, që i ka bërë unikë në Francë, as që e kanë festuar. “RMC” ka publikuar pamjet e kthimit nga Strasburgu të ekipit të PSG-së, në orën 2 pas mesnate dhe aty kuptohet qartë gjithçka.
Në vend të pritjes madhështore që u rezervohet të gjitha skuadrave kur shpallen kampionë, e aq më tepër një ekipi që ka vendosur rekordin në Francë, për PSG-në kishte injorim total. Në aeroport ishin vetëm 3 tifozë, të cilët kishin dalë për të pritur ekipin. Për të kuptuar se sa e shkëputur është skuadra nga mbështetësit e saj, mjafton të shohësh që vetëm Danuilo dhe Bernat u ndalën për të autografuar e bërë foto me këta tifozët të zjarrtë të tyre.
Après avoir été officiellement sacrés champions de France, les joueurs du PSG ont été accueillis à l’aéroport par seulement 3 supporters. ?
? @RMCsport pic.twitter.com/7QvNt1omDb
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 28, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"