VIDEO/ I shkuli flokët Kukurejas, karton i kuq i çuditshëm me VAR në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 22:54

VIDEO/ I shkuli flokët Kukurejas, karton i kuq i çuditshëm me VAR në Premier Ligë

Ndeshja e sotme mes Sauthempton dhe Çelsit në Premier Ligë, ka regjistruar një episod shumë të veçantë para fundit të pjesës së parë.

bandicam 2024-12-04 22-53-20-880

Londinezët po dominonin sfidën dhe kontrollonin gjithçka me avantazhin 3-1, kur gjyqtari kryesor u ftua nga VAR-i të shihte disa pamje për një incident mes kapitenit të vendasve, Xhek Stefens dhe futbollistit të Çelsit, Mark Kukureja.

SHIH VIDEON

Stefens, në një tentativë për të ndalur lojtarin kundërshtar, tërhoqi nga flokët këtë të fundit. Një veprim që i shpëtoi gjyqtarit, por jo VAR-it, që këshilloi kryesorin i cili nuk hezitoi t’i tregonte kapitenit të vendasve të kuqin, për sjellje josportive duke ia bërë shumë më të thjeshtë ndeshjen Çelsit që e fitoi me rezultatin 5-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"