VIDEO/ Hysaj i pafat, pas asistit me Lacion del i dëmtuar në gju nga fusha e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2025 | 22:14

VIDEO/ Hysaj i pafat, pas asistit me Lacion del i dëmtuar në gju nga fusha e lojës

Elseid Hysaj nuk a mundur të festojë siç duhet kthimin e tij si protagonist me skuadrën e Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka dhënë një asist në ndeshjen ndaj Kaljarit, por ka lënë fushën e lojës para kohë për shkak dëmtimi.

bandicam 2025-02-03 22-04-28-832

I rreshtuar titullar, në fundin e pjesës së parë ishte Hysaj ai që dha pasimin për Zakanjin i cili shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 1-0 për bardhekaltrit.

SHIH VIDEON

Por në pjesën e dytë të ndeshjes, pas një ndalimi topi, Hysaj u ul në tokë dhe bëri menjëherë shenjë që kishte diçka serioze. Ai shtrëngoi gjurin e majtë të këmbës dhe mori menjëherë ndihmën e mjekëve të cilët e shoqëruan jashtë, teksa i vunë një fasho mbrojtësit.

SHIH VIDEON

Mbetet për t’u parë se sa shqetësues është ky dëmtim për lojtarin i cili në këtë periudhë kishte rifituar besimin e klubit dhe do futej në listën e Serisë A dhe në atë ët Ligës së Europës nga Lacio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"