VIDEO/ Humbja mes polemikash në derbi, klubi i Kategorisë së Dytë reklamon gjykimin: Boll më, ky është turp…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 17:19

VIDEO/ Humbja mes polemikash në derbi, klubi i Kategorisë së Dytë reklamon gjykimin: Boll më, ky është turp…  

Polemika dhe tension, në Kategorinë e Dytë, në derbin e juglindjes mes Devollit dhe Maliqit, që përfundoi me rezultatin 3-2. Pas përfundimit të sfidës, ka qenë skuadra maliqare, që ka shpërthyer ndaj gjykimit, që sipas tyre ka qenë tendencioz.

MALIQIIII

Nëpërmjet faqes zyrtare, bardhekuqtë kanë reklamuar penalltinë e akorduar nga gjyqtari Gelsi Velçani, ku pretendohet se sulmuesi kundërshtar, Kame, e udhëhoqi topin me dorë, duke u rrëzuar më pas brenda zonës. Më pas penalltia u prit nga portieri mik, teksa maliqarët pretendojnë se edhe goli i tretë i shënuar nga futbollisti me numrin 7 Reaz Rordriguez, ishte i parregullt.  

Ndër të tjera, Maliqi ka bërë edhe një bilanc për sa i përket ndëshkimeve të gjyqtarëve në 6 ndeshjet e luajtura.

REAGIMI I PLOTË I MALIQIT:  

BOLL MË, KY ËSHTË TURP! 

Gjashtë ndeshje të luajtura, 33 kartonë të verdhë, 5 kartonë të kuq, 2 penallti kundra në minutat e fundit!  

Pamjet flasin qartë: Sulmuesi i Devollit, Kame, shtyn në mënyrë flagrante topin me dorë, gjyqtari Velçani, mbyll sytë dhe akordon penallti për skuadrën vendase. Për t’i vendosur kapakun turpit, pas mos shënimit të penalltisë, akordohet një gol, dukshëm i parregullt!  

Këta pazarxhinj që tallen me djersën e futbollistëve, duhet të marrin dënim shembullur.  

KY NUK ËSHTË FUTBOLLI QË DUAM! 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"