VIDEO/ Humbja me Bajernin, shpërthen kroati: Nëse flas, marr ndëshkimin më të madh në historinë e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2025 | 14:30

VIDEO/ Humbja me Bajernin, shpërthen kroati: Nëse flas, marr ndëshkimin më të madh në historinë e Bundesligës

Andrej Kramariç ka shpërthyer në intervistën pas ndeshjes, që Hofenhaim humbi me rezultatin 5-0 përballë Bajernit. Sulmuesi kroat tha ndër të tjera se nëse flet çfarë mendon, do të marrë ndëshkimin më të madh në historinë e Bundesligës.

Screenshot 2025-01-16 142943

Kramariç nuk kurseu kritikat ndaj klubit për situatën aktuale, ndërsa është prej thuajse 9 vitesh pjesë e tyre. Hofenhaim aktualisht është pjesë e skuadrave që bien nga kategoria.

“Nuk dua të flas për lojën. Ishte e qartë nga fillimi që do të ndodhte, kjo është panorama e gjithë sezonit, ky është një sezon i mallkuar, duhet të jem i sinqertë. Dhe jam akoma i ftohtë sepse nëse dua të them të vërtetën dhe disa gjëra që kam në mendje për klubin dhe situatën, me shumë mundësi do të marr ndëshkimin më të madh në historinë e Bundesligës.

Gjithçka që klubi ka bërë në muajt e fundit, kemi investuar shumë para për asgjë.

Në këtë moment është rrezik që të biem me një skuadër që ka lojtarë të mirë, por qartësisht asgjë nuk po funksionnon që kur disa gjëra ndryshuan në klub.

Kjo është hera e parë në karrierën time të futbollit që ndihem kështu. Nëse askush nuk do mundohet ta ndryshojë këtë, unë do mundohem”. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"