VIDEO/ Goli i parë i Interit me pozicion jashtë loje të Turam, ish-gjyqtari shpjegon: Ja pse nuk e anulon dot VAR-i
Interi fitoi me shifrat 2-0 ndaj Empolit për të vazhduar i qetë marshimin drejt titullit. Por rrjetet sociale “ziejnë” nga komentet rreth golit të parë të skuadrës zikaltër.
Gjatë aksionit që solli golin e Federiko Dimarkos, Markus Turam dukej në pozicion jashtë loje në fillim e tij, por nuk u sinjalizua nga asistenti. Normalisht të gjithë pritnin ndërhyrjen e VAR-it për të anuluar golin, por sipas ish-gjyqtarit italian Luka Mareli, protokolli nuk ia lejon qa të ndërhyjë në këtë moment.
“Aksioni i golit lind nga një top i gjatë i Pavar për Turam. Në pamje nuk shohim qartësisht pozicionin e Turam, por pastaj ka një devijim, një top që luhet nga Berezinski. Më pas nga ai moment, kur e prek Barela, nis një aksion i ri, arsye për të cilën VAR-i nuk mund të kthehet mbrapa.
SHIH VIDEON
Mbeten shumë dyshime sa i përket nisjes së Turam, që duket pak në pozicion jashtë loje. Por VAR-i nuk mund të ndërhynte, pasi ishte kjo luajtje topi nga Berezinski gjatë tentativës së pasimit mbrapa të Turam.
A do ishte ndalur loja po të çonte anësori flamurin? Absolutisht po. Cilësohet aksion i ri ai i Berezinskit pasi topi është në tokë dhe nuk ka lojtarë afër që ta shqetësojnë”, tha moviolisti i “DAZN”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"