VIDEO/ Gola spektakolarë, tension dhe karton i kuq. Mbyllet ndeshja Partizani-Egnatia në “Arena e Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 23:50

VIDEO/ Gola spektakolarë, tension dhe karton i kuq. Mbyllet ndeshja Partizani-Egnatia në “Arena e Demave”

Partizani e ka mbyllur në barazim 1 me 1 sfidën me Egnatian në stadiumin “Arena e Demave”. Nga një gol për secilën pjesë u shënua në stadiumin “Arena e Demave” duke konfirmuar se vetëm barazimi 1 me 1 është rezultati mes dy skuadrave në shtëpinë e të kuqve.

bandicam 2024-12-05 18-46-49-060

Në pjesën e parë të kuqtë ishin më konkretë duke gjetur dhe golin me Mban pas asistimit të Rrapajt. Tensioni ishte i pranishëm në pjesën e dytë, kur Egnatia në disavantazh vendosi të reagojë.

Trajneri i Partizanit, Veselinoviç u largua me karton të kuq pasi mori dy të verdhë në minutën e 85-të. Protestat e trajnerit të kuq qëndronin te faulla dhe penallti të pa dhënë sipas tij në favor të “demave”.

Më pas episodi kulminant i ndeshjes ishte në minutën e 90-të. Bakajoko shënoi një super gol me roveshatë dhe festoi përpara tifozëve të kuq duke krijuar tension. Për heqjen e fanellës dhe festën, kryesori Shahini i dha dy kartonë të verdhë dhe më pas të kuq.

Goli u pa për pozicion jashtë loje për rreth tri minuta, ndërsa u konsiderua i rregullt dhe loja vazhdoi. Pas 16 javësh kampionat, Partizani kryeson me dy pikë më tepër se Egnatia dhe Dinamo që ndjekin.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

PARTIZANI 1-1 EGNATIA

32′ Mba – 90′ Bakajoko

NGJARJET KRYESORE

90+10′ Mbyllet ndeshja në barazim 1 me 1.

90+5 Kasa largohet dhe aktivizohet Ahmetaj.

90’ Akordohen 6 minuta shtesë.

90’ GOOOL! Partizani 1-1 Egnatia/ Bakajoko barazon me një super gol me roveshatë. Sulmuesi i Egnatias feston para tifozëve të Partizanit me fanellën e hequr. Kryesori Shahini jep një karton të verdhë për fanellën dhe një tjetër për festën e Bakajokos duke e larguar me karton të kuq. Rasti shihet për rreth 3 minuta nga VAR. (VIDEO) + (VIDEO)

bandicam 2024-12-05 18-53-58-553

12

88’ Rrapaj nuk shfrytëzon si duhet një pasim nga Mba. Dobjani tregohet i vëmendshëm dhe kontrollon gjithçka. (VIDEO)

83’-86′ Taipi nis një aksion të rrezikshëm me pasimin te Bintsuka. Ky i fundit kroson dhe topi përfundon te Rrapaj. Më pas te Partizani pretendojnë për penallti. Veselinoviç shfaqet i tensionuar, teksa kërkon të shihet VAR. Në fund trajneri i Partizanit merr kartonin e dytë të verdhë duke u larguar me të kuq. Tensioni kalon dhe në fushë ku Aleksi merr karton të verdhë. (VIDEO)

81′ Karton i verdhë për Kekon që shkakton faull.

78′ Mba jashtë vijave kufizuese pasi ka marrë ndihmën e stafit mjekësor.

72’ Bakajoko bën më të vështirën duke dërguar topin jashtë i vetëm në zonë. Ishte Kasa që krosoi fillimisht, Jahaja që pasoi më pas për sulmuesin e Egnatias, i cili nuk i beson syve. (VIDEO)

70′ Jahaja merr vendin e Lushkjas tek Egnatia.

69′ Kasa lëviz mirë në krahun e djathtë dhe kroson. Lushkja provon me kokë, por gjen devijimin e Sembenes. (VIDEO)

67′ Largohet Mehmeti dhe aktivizohet Taipi te Partizani.

63’ Veselinoviç largon Carën dhe Zekën, ndërsa aktivizon Bintsukën dhe Kekon.

62’ Testi i parë i vërtetë për Qirkon. Portieri i Partizanit largon me vështirësi topin e goditur nga Ujka. Më pas Domgjoni çon topin në këndore. (VIDEO)

62’ Rrapaj nis një kundërsulm ku Partizani ka vetëm Mban përpara. Mesfushori i Partizanit tenton të asistojë si në pjesën e parë, por autori i golit nuk e shfrytëzon pasimin.

59’ Egnatia fiton një këndore. Lushkja e merr përsipër. Topi i ulët largohet pa problem nga Ismaili.

57’ Lushkja provon të befasojë nga distanca. Qirko kontrollon pa problem në portë, pasi topi nuk pati forcën e duhur.

54’ Faull i fituar nga Egnatia në mesfushën e Partizanit. Rrogozhinasit nisin shpejt aksionin. Është Mba që përfundon aksionin e tyre me faull po në mesfushë.

48’ Karton i verdhë për Veselinoviç, që proteston për një faull ndaj Rrapajt në aksionin e mëparshëm.

47’ Aleksi pason për Fangajn i cili kroson për Bakajokon. Ky i fundit dërgon topin jashtë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Tetova largon Veselin dhe aktivizon Kasën.

45+2’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Partizanin.

45+1’ Faull dhe karton i verdhë për Sembene.

45+ Akordohen 2 minuta shtesë.

45’ Bakajoko i afrohet golit me roveshatë. Është Lushkja që me këmbënguljen e tij kroson pranë fundores dhe Bakajoko bën veprimin akrobatik. Fati është me “demat”. (VIDEO)

41’ Rrapaj nis një aksion me pritshmëri te Partizani. Në fund është Mba që nuk reagon si duhet. Dobjani dërgon në fundore topin që shkoi në drejtim të tij. (VIDEO)

36′ Rrapaj godet nga distancë e largët dhe Dobjani kontrollon pa problem.

32’ GOOOL! Partizani 1-0 Egnatia/ Të kuqtë gjejnë avantazhin me Mban. Është Rrapaj që e nxjerr të vetëm sulmuesin e Partizanit, i cili dërgon topin mes këmbëve të Dobjanit duke e mposhtur. (VIDEO)

bandicam 2024-12-05 17-35-42-255

31’ Rrapaj provon nga jashtë zone fillimisht dhe më pas Zeka. Asnjë nuk tregohet i saktë.

30’ Rrapaj tregohet këmbëngulës dhe fiton një faull, që shkaktohet nga Zejnullai. Rrogozhinasit nuk janë dakord me Shahinin.

28′ Lushkja ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.

27’ Ndreca provon nga goditja standarde. Topi përfundon jashtë.

25’ Rrapaj nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë pasi Mba e nxori zbuluar në zonën kundërshtare. Anësori akordon pozicion jashtë loje në përfundim të aksionit, teksa rasti mbetet i dyshimtë. (VIDEO)

23’ Xhemajli nuk largon si duhet topin me kokë dhe Zeka përfiton. Sulmuesi i Partizanit vonohet, më pas është Mehmeti që kontrollon topin. Dhe mesfushori i Partizanit tregohet i pasaktë.

18’ Goditje shumë larg portës e Zejnullait që kërkon të befasojë nga distanca.

17’ Egnatia tregohet e rrezikshme me një kundërsulm, që u nis pas këndores. Në fund është Qirko që largon.

16’ Zeka fiton faull, që shkaktohet nga Xhemajli. Rrapaj hedh pasim të ulët dhe Aleksi tregohet i vëmendshëm duke larguar në këndore.

14’ Këndorja e parë e sfidës. E fiton Hadroj. Rrapaj harkon, por kryesori Shahini akordon faull në sulm.

11’ Lushkja godet nga jashtë zone. Topi nuk përbën rrezik për Pano Qirkon.

9’ Ndreca provon të godasë në pozicionin e preferuar. Nuk tregohet i saktë pasi goditja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

6’ Rrapaj nxjerr bukur Carën përballë Dobjanit. Sulmuesi i Partizanit ndodhet në pozicion diagonal me portën dhe sheh portierin e Egnatias të largojë topin në fundore. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Qirko, Hadroj, Preka, Sembene, Domgjoni, Ismaili, Mehmeti, Rrapaj, Zeka, Mba, Cara

Trajner: Aleksandar Veselinoviç

Egnatia: Dobjani, Dylis, Veseli, Xhemajli, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Ndreca, Lushkja, Bakajoko, Ukja

Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"