VIDEO/ Gjesti i fisnik i CR7-ës. Fiton penallti në Champions-in e Azisë, por i thotë arbitrit se nuk ishte
Edhe yjet janë humanë. Kristiano Ronaldo bëri një veprim “fair play” në ndeshjen Champions-it aziatik mes Al-Nasr dhe Persepolis. Sulmuesi portugez bëri një akt vërtet fisnik kur paralajmëroi gjyqtarin e ndeshjes pasi kishte dhënë një penallti në favor të skuadrës së tij.
Në minutën e 4-të të ndeshjes, kinezi Ning Ma, sinjalizoi penallti në favor të Al-Nasr për një faull ndaj Kristiano Ronaldos, por ishte vetë sulmuesi portugez që shkoi për ta paralajmëruar se kishte gabuar. “Nuk është penallti”, lexohej në buzët e Kristianos kur flet me arbitrin ballë për ballë, ndërsa lojtarët kundërshtarë protestojnë për vendimin e gjyqtarit.
Episodi u rishikua nga VAR dhe në fund, siç kishte kërkuar Ronaldo, pavarësisht se ishte kundër interesave të tij dhe të ekipit të tij, vendimi i arbitrit për të dhënë një penallti në favor të Al-Nasr u korrigjua.
? El gesto de Cristiano Ronaldo
? Le pitan a favor un penalti que no es y le dice al árbitro que lo anule
? @demarkesports pic.twitter.com/hN0VqqBAYF
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) November 27, 2023
;
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"