VIDEO/ Fitore me përmbysje, Vllaznia merr tre pikët përballë Elbasanit në debutimin e Gvozdenoviç
Vllaznia ka lënë pas serinë prej dy humbjesh radhazi, duke gjetur përsëri tre pikët, për më tepër përballë një kundërshtari direkt për “Final Four” si Elbasani. Por nuk ka qene thjeshtë për kuqeblutë, të cilët i janë falur një përmbysje në pjesën e dytë përballë skuadrës së drejtuar për herë të parë nga Ivan Gvozdenoviç.
Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” për shkak të shkëmbimit të stadiumeve mes dy skuadrave në fazën e parë, pa verdheblutë të kalonin në avantazh në fraksionin e para të lojës ku krijuan edhe rastet më të mira para katërkëndorit të Qarrit. Shkodranët u ndalën nga traversa në fund dhe shkuan në pushim në disavantazh.
Në pjesën e dytë, Elbasani shpërdoroi përsëri mundësinë për të dyfishuar shifrat, teksa ishte Vllaznia që gjeti rrjetën me gjuajtjen e Dodajt me kokë për të barazuar rezultatin, e më pas përmbysi gjithçka me Çobën, për të siguruar një fitore me shumë vlerë për klasifikimin.
Shkodranët i bashkohen përsëri Dinamos në renditje, ndërsa Elbasani mbetet larg katërshes së parë, që është objektivi i ekipit i cili tashmë drejtohet nga Gvozdenoviç.
ELBASANI-VLLAZNIA 1-2
35′ Qaqi / 63′ Dodaj, 81′ Çoba
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë.
90’+4’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Melo hyn në zonë por shtyn sferën më shumë se duhet, duke e çuar në duart e Qarrit.
90′ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Qaqi ndëshkohet me të verdhë për protesta.
89’ Çoba i lë vendin Pusit në radhët e Vllaznisë.
87’ Mundësi e shkëlqyer për Elbasanin fillimisht me Grecën e më pas me Lleshin, por Qarri e prapavija kuqeblu shmangin barazimin. (VIDEO)
87’ Hakaj lë fushën e lojës për K. Kasën në radhët e Elbasanit.
86’ Greca nga e majta harkon në zonë, Tsague nuk ia del të devijojë me kokë para portës.
81’ GOOOL VLLAZNIA! Top perfekt për Çobën në të djathtën me sulmuesin i cili nuk gabon duke përmbysur rezultatin. (VIDEO)
81’ Tsague ndëshkohet me karton të verdhë pas një reagimi ndaj gjyqtarit,
78’ Jago nis një harkim në zonë nga e majta, Balaj me kokë gjuan shumë larg katërkëndorit të Abalora.
72’ Një top nga e majta e sulmit shkon për Lleshin në zonë, por ndërhyrja e prapavijës së shkodranëve devijon sferën mbi traversë.
71’ Melo dhe Lleshi hyjnë në fushë në vend të Qoses dhe Gjonit në radhët e Elbasanit.
67’ Çoba provon të gjuajë në portë, por nuk gjen katërkëndorin e Abalorës.
64’ Gvozdenoviç hedh menjëherë në fushë Grecën në vend të Lajthisë.
63’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi nga e djathta e sulmit, Dodaj me kokë gjen golin e barazimit për shkodranët. (VIDEO)
59’ Pas një harkimi në zonë nga e djathta, Qarri del dhe grushton para devijimit të Gjonit.
58’ Delaj merr vendin e Kahrimanoviç në radhët e Vllaznisë.
56’ Dodaj del në sulm në të majtën, por nuk kontrollon siç duhet topin dhe vonohet duke mos gjuajtur në portë.
55’ Tsague kalon Bajramin dhe pason për Gjonin i cili shfaqet para Qarrit, por ndalet nga ky i fundit. (VIDEO)
54’ Pas një goditje dënimi nga e djathta e sulmit të Elbasanit, topi nuk largohet nga zona e vogël e kuqebluve, por më pas jepet faull në sulm kundër verdhebluve.
52’ Dodaj ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Mustës.
50’ Veprim i pakuptueshëm i gjyqtarit Maleta i cili pas një përplasje para zonës së Elbasanit vendos fillimisht në favor të verdhebluve, e më pas ndërron vendim duke e akorduar për shkodranët. (VIDEO)
48’ Lajthia gjen hapësirë për të pasuar në qendër për Gjonin, por është Qarri ai i cili mbërrin i pari te sfera.
47’ Qose harkon në zonë nga e majta, topi largohet me vështirësi nga mbrojtja e kuqebluve.
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime të tjera mes ekipeve.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Elbasanit.
45’+2’ Pas një harkimi në zonë në të djathtën e sulmit të shkodranëve, një devijim çon topin në traversën e portës së Elbasanit. (VIDEO).
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
42’ Vllaznia mundohet të rrezikojë me një goditje nga këndi, dalja e Abaloras krijon panik, por askush nuk arrin të gjuajë në portë.
35’ GOOOL ELBASANI! Pas një harkimi nga e djathta, Qaqi i dalë në ndihmë të sulmit shënon me lehtësi me kokë mes qendërmbrojtësve shkodranë. (VIDEO)
32’ Shkodranët nisin një kundërsulm me Çobën i cili gabon duke mos pasuar dhe gjuan drejt portës, i bllokuar nga Musta.
29’ Goditje nga distanca e Qoses, Qarri pret në pozicion. (VIDEO)
26’ Protesta të shkodranëve pas dy faulleve radhazi të Qaqit ndaj Balajt, gjyqtari thjesht këshillon mbrojtësin e verdhebluve.
22’ Çoba harkon në zonë për Balajn, gjuajtja e tij me kokë përfundon te Abalora. (VIDEO)
21’ Mala tenton portën me një goditje dënimi, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.
19’ Kasa ndalon me dorë në mënyrë të dukshme një goditje dënimi, kuqeblutë protestojnë teksa kërkojnë karton të verdhë, por gjyqtaria Maleta jep vetëm faull. (VIDEO)
18’ Lila ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dodajt.
13’-14’ Dy goditje këndi radhazi të Elbasanit krijojnë panik në zonë e Vllaznisë, por në fund është Qarri i cili fiton një faull duke ndalur vrullin e verdhebluve.
12’ Dodaj merr vendin e Qatos së dëmtuar te Vllaznia.
11’ Qose ekzekuton një goditje dënimi nga e majta e sulmit, Qarri grushton jashtë. (VIDEO)
9’ Qato, i rreshtuar në krahun e djathtë të mbrojtjes, bën shenjë që nuk mund të vazhdojë më për shkak tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.
5’ Lajthia hyn në zonën e kuqebluve, gjuajtja e tij tokazi shkon direkt në duart e Qarrit. (VIDEO)
3’ Mala hyn në zonë, shmang dy herë mbrojtësit por gjuajtja e tij në fund ndalet nga Musta.
1’ Nis dueli në Shkodër.
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Abalora, Qaqi, Lajthia, Hakaj, Musta, A. Kasa, Qose, Lila, Dros, Gjoni, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Qarri, Bajrami, Krymi, Sala, Jago, Deliu, Qato, Kahrimanoviç, Mala, Çoba, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"