Postuar: Qershor 7, 2022 | 11:00
VIDEO/ Fitoi garën dhe shtypi gruan, ngjarje e pabesueshme me çiklistin në Kolumbi
Një situatë e pakëndshme ka ndodhur për çiklistin Luis Karlo Çia, i cili triumfoi në një garë të zhvilluar në Kolumbi.
Vendasi pas triumfit në këtë garë, filloi të festonte duke i dhënë biçikletës pa përdorur duart, gjë që nuk shkoi ashtu siç ai e priste.
Përpara Çias kishte dalë përpara dhe bashkëshortja e tij, Klaudia Ronkakio, e cila po e fotografonte. Në atë moment, çiklisti kolumbian humbi kontrollin dhe përplasi bashkëshorten e tij, duke e lënë atë pa ndjenja për disa minuta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"