VIDEO/ Finale emocionuese, Siti iu falet penalltive ndaj Junajtid dhe ngre lartë Superkupën e Anglisë
Derbi i Mançesterit ngriti siparin e sezonit të ri në Angli me finalen e Superkupës, që u zhvillua në “Uembli”. Fati i buzëqeshi skuadrës së Pep Guardiolës, që arriti të triumfonte me 11 – metërsha ndaj ekipiet të Ten Hag.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, teksa dueli shkoi direkt me penallti, ku “qytetarët” u treguan më të saktë.
Fillimisht ishin “djajtë e kuq” që shënuan me Garnaçon në minutën e 82-të, ndërkohë që Bernardo Silva vendosi baraspeshën në minutën e 89-të.
Për sa i përket penalltive, Siti triumfoi me shifrat 7-6. Bernardo Silva ishte i vetmi që gaboi nga pika e bardhë për “qytetarët”, ndërkohë që për Junajtid gabuan Sanço dhe Evans.
Siti e nis kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon duke fituar kështu trofeun e parë sezonal.
GOLAT E FINALES DHE PENALLTITË: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"