VIDEO/ Emocione pa fund në derbi, Dinamo i shkakton humbjen e parë Maganit te Tirana dhe rikthehet në kryesim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 23:58

VIDEO/ Emocione pa fund në derbi, Dinamo i shkakton humbjen e parë Maganit te Tirana dhe rikthehet në kryesim

Dinamo është rikthyer në kryesimin e Superiores me pikë të barabarta me Vllazninë, pasi ka siguruar një sukses në derbin përballë Tiranës, duke i shkaktuar humbjen e parë Gugash Maganit që nga momenti kur është ulur në stolinë e bardhebluve.

bandicam 2024-12-14 19-30-30-229

Në një ndeshje me shumë emocione, deri në sekondën e fundit, dy skuadrat kanë luajtur hapur, me situata që zhvendoseshin nga një portë, në tjetrën.

Për Tiranën rezultuan fatale dy minuta në pjesën e parë kur Qefalija dhe Nani shënuan në portën e Selmanit. Më pas skuadra e Maganit tentoi në çdo mënyrë që të gjente golin, por nuk ia doli deri në minutat e fundit me Ndrecën. Në mbyllje të sfidës, rastet për barazim nuk munguan, por Triana nuk ishet e saktë para portës dhe kjo bëri që suksesi t’i shkonte ekipit të Ilir Dajës, i cili ngjitet përsëri në vendin e parë në renditje.

DINAMO 2-1 TIRANA
29′ Qefalija, 30′ Nani / 87′ Ndreca

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Dinamos.

90’+4’ Tjetër harkim në zonë me sferën që shkon te Ndreca i cili nuk ia del të gjuajë para Salit.(VIDEO)

90’+3’ Abah harkon nga e djathta, Zharmuni gjuan me kokë, por shumë lehtë pa shqetësuar Salin. (VIDEO)

90’+2’ Qefalija dhe Gudiabi i lënë vendin në fushë Doçit dhe Maliqit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Provon edhe një herë Ndreca me një kthesë, pa shënjestrën e duhur.

89’ Haxhiu gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Salit.

87’ GOOOL TIRANA! Top në thellësi për Ndrecën i cili kalon Salin por përplas sferën ën traversë. Ai insiston dhe shënon në portë, mes protestave të dinamovitëve që kërkojnë pozicion jashtë loje. VAR-i konfirmon vendimin e fushës së lojës. (VIDEO)

83’ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën, pasi Përgjoni gjuan dy herë radhazi, fillimisht i bllokuar nga mbrojtja e më pas duke çuar sferën jashtë nga një pozicion i favorshëm. (VIDEO)

82’ Mandela merr vendin e Nani në radhët e Dinamos.

81’ Zabërgja në të majtën kalon Dembele dhe shfaqet para Selmanit, ai gjuan por ndalet nga portieri i bardhebluve i cili shmang golin. (VIDEO)

78’ Abah harkon në zonë një goditje këndi, sfera largohet nga Sali e më pas Dita.

73’ Vila i sapofutur në fushë, niset në kundërsulm në të majtën, gjuajtja e tij kalon mbi traversën e Selmanit (VIDEO)

72’ Vila merr vendin e Karamba te Dinamo, ndërsa Abah të Soler te Tirana.

70’ Aksion i shpejtë i Tiranës që finalizohet nga Ismajli, por gjuajtja e tij është ballore e nuk shqetëson shumë Salin. (VIDEO)

69’ Bardheblutë kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë të Meksit në zonën e Dinamos, Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

65’ Soler nis një top të gjatë për Ndrecën që largohet nga Sali, sfera harkohet më pas nga e mjata për Jakun i cili gjuan me kokë pa gjetur portën. (VIDEO)

63’ Mici ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të rrezikshëm të Nani.

62’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Jaku në pozicion ballor, gjuajtja e tij devijohet mbi traversën e Dinamos. (VIDEO)

59’ Prengaj i lë vendin në fushë Ndrecës te Tirana.

59’ Një pasim nga e majta i jep mundësinë Prengajt të tentojë portën, por gjuajtja e tij është shumë lart mbi traversë.

55’ Zabërgja tenton të thellojë avantazhin me një kundërsulm në të djathtën, pasimi i tij në shtyllën e parë devijohet nga Qefalija i cili çon sferën jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

51’ Tirana ka iniciativën në pjesën e dytë, teksa mundohet që të kërkojë një gol për rihapur ndeshjen.

46’ Nis pjesa e dytë me zëvendësim të trefishtë te Tirana ku Haxhiu, Jaku dhe Ismajli hyjnë në fushë në vend të Gjumsit, Isuf dhe Bajroviç.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë e sfidë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43’ Zabërgja gjuan një top në zonë, por Mici e bllokon goditjen e tij. (VIDEO)

34’ Prengaj është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

30’ GOOOL DINAMO! Kombinim mes Zabërgjës dhe Nani, ky i fundit tund rrjetën përsëri. (VIDEO)

29’ GOOOL DINAMO! Qefalija në kufijtë e zonës lëshon një gjuajtje të pakapshme që ndalet në rrjetën e portës së Selmanit. (VIDEO)

27’ Një pasim i gabuar mbrapa bën që Zabërgja të shfaqet i vetëm para Selmanit, por ai gjuan nga jashtë zonës, duke mos gjetur katërkëndorin. (VIDEO)

25’ Karamba gjuan nga e majta, sfera kalon jo shumë lart mbi traversën e Selmanit. (VIDEO)

24’ Dembele ndëshkohet me karton të verdhë.

21’ Zabërgja kërkon karton për Selmanin, pasi pretendon se ka ndalur topin me dorë jashtë zonës. Jorgji lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

20’ Gjumsi gjuan në portë në ecje e sipër, Lorran bllokon topin. (VIDEO)

18’ Nani shfaqet para portës por gjuan jashtë, vlerësohet në pozicion jashtë loje.

17’ Gjumsi nga e djathta nis një pasim perfekt për Bajroviç, ky i fundit nuk ia del të çojë topin në portë. (VIDEO)

16’ Meksi në të djathtën nis një pasim në shtyllën e parë ku devijon Nani, por Selmani i vëmendshëm bllokon sferën. (VIDEO)

13’ Nani në të djathtën devijon para Selmanit, Isuf largon sferën që po shkonte te Karamba.

12’ Një harkim i Meksit nga e djathta, mbetet pranë portës së bardhebluve, ku mbrojtja largon me vështirësi.

9’ Skuadrat duken shumë të kujdesshme në këto minuta, duke mos lejuar hapësira në prapavijë.

4’ Zabërgja gjuan me të majtën, sfera devijohet në këndore.

3’ Zabërgja nga e majta në fundore tenton dy herë radhazi të fusë një pasim në qendër, pa sukses.

3’ Prengaj nga e majta harkon në zonë, devijimi i Zharmuni nuk gjen portën.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Dita, Aliji, Meksi, Lorran, Toli, Gudiabi, Qefalija, Karamba, Nani, Zabërgja

Trajner: Ilir Daja

TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Isuf, Soler, Gjumsi, Prengaj, Bajroviç, Zharmuni

Trajner: Gugash Magani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"