Postuar: Qershor 23, 2024 | 22:22
Video ekskluzive/ Momentet e para pas pezullimit, ja çfarë diskuton Daku me shokët e ekipit
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku nuk do të luajë nesër kundër Spanjës.
Ky vendim është marrë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA duke e dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak të incidentit të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci.
Por duket se ky dënim nuk e ka trishtuar aspak futbollistin, përkundazi shfaqet mjaft i lumtur.
I dërguari ynë në Gjermani, Kristi Sejatllari ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive nga stërvitja e Kombëtares. Aty shihet Daku i cili bisedon me Rei Manaj përsa i përket pezullimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"