VIDEO/ Dy penallti dhe karton të kuq në minutën e 12-të, Enea Jorgji protagonist në Ligën e Europës
Arbitri shqiptar me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, vendosi drejtësi në duelin e zhvilluar në Lisbon mes Sportingut dhe Rakov, ku ishin të pranishëm 50 466 spektatorë.
Gjyqtari nga Elbasani u bë protagonist, teksa në minutën e 12-të, ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Racovitan si dhe akordoi penallti për vendasit e Sportingut. Vendimi i Jorgjit erdhi pas konsultimit me sistemin VAR, ndërkohë që shqiptari po me ndihmën e VAR-it, akordoi një tjetër 11-metërsh në minutën e 52-të.
Të dyja 11-metërshat u shndërruan në gol nga Gonçalves. Në total gjyqtari shqiptar nxori nga xhepi 3 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.
Ndihmsa të Jorgjit në këtë duel ishin Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj. Arbitër i katërt Florian Lata, ndërsa në VAR ishte spanjolli Juan Martinez Munuera.
PENALLTIA E PARË E SPORTINGUT: VIDEO
PENALLTIA E DYTË E SPORTINGUT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"