VIDEO/ Dy gola të Çinarit dhe pastaj Dita, Shkëndija i bashkohet skuadrave të kreut
Shkëndija e Tetovës i është bashkuar përsëri skuadrave që luftojnë për titullin në Maqedoninë e Veriut, teksa ka përfituar nga hapi i gabuar si i Shkupit kryesues, ashtu edhe Strugës që e ndjek.
Këto dy skuadra janë ndalur në barazim pa gola sot, ndërsa Shkëndija ka mundur me rezultatin 3-0 Vardarin, duke e kthyer këtë të fundit në zonën e ftohtë të klasifikimit.
Totre humbi penallti në pjesën e parë të ndeshjes për tetovarët por sulmet e Shkëndijës nuk u ndalën dhe ata gjetën golin dy herë me Çinarin, i cili entuziazmoi tifozët e pranishëm në stadium. Më pas, ish sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit, dhuroi asistin për golin e Bruno Ditës, i cili vulosi suksesin 3-0 të skuadrës së tij.
Kështu, Shkëndija i bashkohet Strugës në kuotën e 42 pikëve, vetëm 1 më pak se Shkupi i cili kryeson renditjen.
REZULTATET
Gostivari-Brera 2-0
Makedonija GP-Voska Sport 1-2
Rabotniçki-Bregalnica 2-0
Shkëndija-Vardar 3-0
Shkupi-Tikves 0-0
Sileks-Struga 0-0
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"