VIDEO/ Dy gola në minutat shtesë dhe perla e Skamakës me roveshatë, Atalanta e Gjimshitit përmbys Fioren dhe “fluturon” në finalen e Kupës
Atalanta e Berat Gjimshitit në finalen e Kupës së Italisë. Zikaltrit mposhtën me rezultatin 4-1 Fiorentinën në një duel spektakolar, duke siguruar një “biletë” për në finalen e madhe. “Vjollcët” kishin triumfuar në duelin e parë, ndërkohë që bergamaskët përmbysën gjithccka, teksa në finale do të përballen me Juventusin.
Kopmeiners hapi serinë e golave në minutën e 8-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në minutën e 53-të miqtë mbetëm me 10 lojtarë pas daljes së Milenkoviç me karton të kuq.
Ndërkohë në minutën e 68-të, Martinez Kuarta i shtangu të gjithë duke vendosur baraspeshën e përkohshme.
Kjo baraspeshë zgjati vetëm 7 minuta, pasi në minutën e 75-të, sulmuesi Skamaka realizoi një eurogol me roveshatë.
Për t’i dhuruar kualifikimin Atalantës menduan Lukman dhe Pasaliç në shtesat, përkohësisht në minutat 90+5 dhe 90+8.
Për sa i përket Berat Gjimshitit, ai qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje dinjitoze.
FT
ATALANTA 4-1 FIORENTINA
Kopmeiners 8′, Skamaka 75′, Lukman 90+5′, Pasaliç 90+8′ / Martinez Kuarta 68′
GOLI I PASALIÇ (VIDEO)
GOLI I LUKMAN (VIDEO)
GOLI I SKAMAKËS: (VIDEO)
GOLI I MARTINEZ KUARTA: (VIDEO)
GOLI I KOPMEINERS: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"