VIDEO/ Dy gola dhe dy të kuq në pjesën e dytë, Burreli merr tre pikë mes polemikash në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2024 | 23:20

VIDEO/ Dy gola dhe dy të kuq në pjesën e dytë, Burreli merr tre pikë mes polemikash në Pogradec

Burreli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 15 të Kategorisë së Parë, teksa ka mundur në transfertë Pogradecin me shifrat 2-0.

pogradeci-burreli

Ndeshja ishte e barabartë në pjesën e parë, me dy skuadrat që kishin mundësi shënimi, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë të lojës, pas daljes me të kuq të Kastratit për vendasit. Helio Zhunior i dha më pas avantazhin miqve për të cilët u bë gjithçka më e thjeshtë.

Kartoni i kuq edhe për Razën, la Pogradecin me 9 futbollistë në fundin e ndeshjes, kur Fetaj dyfishoi shifrat dhe i siguroi tre pikët Burrelit që kthehet në vendin e katërt në renditje.

POGRADECI 0-2 BURRELI
57′  Helio Zhunior, 90+6′ Fetaj

KK: 56′ Kastrati (P), 77′ Raza (P)

GOLI I HELIO ZHUNIOR (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

POGRADECI: Baci, Ivani, Kastrati, Shkulaku, Lula, Nallbati, Pengu, Danladi, Raza, Panadiç, Alidema

BURRELI: Dani,Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Arango, Rrapi, Dushkaj, Fetaj, Paloka, Rosi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"