VIDEO/ Duel spektakolar me 6 gola! Balliu i bën “bllokadë” Realit dhe i jep “asist” Barcelonës
Duel spektakolar me 6 gola! Reali nuk shkoi më shumë se barazimi 3 me 3 ndaj Rajo Vajekanos në duelin e vlefshëm për javën e 17-të të La Ligës.
Vendasit shënuan 2 herë në minutat 4 dhe 36 me Lopez dhe Mimin, ndërkohë që madrilenët mblodhën forcat, duke përmbysur gjithçka, me Valverden, Bellingham dhe Rodrigo, që arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutat 39, 45 dhe 56.
Gjithsesi vendasit e Vajekanos nuk u demoralizuan pas përmbysjes, pasi arritën të baraspeshonin sërish shifrat me Palazon në minutën e 64-t.
Në minutën e 66-të, trajneri hodhi në fushë edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, që zhvilloi një ndeshje dinjitoze, duke i bërë “bllokadë” madrilenëve, teksa minutat në vijim nuk prodhuan gol.
Ky barazim i Realit shkon si asist për Barcelonën dhe Atletikon e Madridit për sa i përket renditjes. Duelin e radhës madrilenët e luajnë në shtëpi ndaj Sevijas.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"