VIDEO/ Dortmundi ndal Leverkuzenin dhe i jep “asist” për kreun… Bajernit të Mynihut
Supersfida e javës së trembëdhjetë të Bundesligës mes Bajer Leverkuzen dhe Borusia Dortmund nuk prodhoi fitues teksa përfundoi në barazim 1-1. Zhbllokoi ndeshjen Rjerson pas 5 minutës teksa Bonifejs barazoi në minutën e 79-të.
Pavarësisht kësaj ndale në shtëpi, skuadra e Ksavi Alonso mbetet në vendin e parë, +3 nga Bajern, që megjithatë ka një ndeshje për të rikuperuar ndaj Union Berlin.
Ndërkohë verdhezinjtë e Dortmundit mbeten një pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Lajpcig. Vlen të theksohet fakti se ky ishte barazimi i dytë në 13 javë për Leverkuzenin, që nuk e ka provuar ende shijen e humbjes këtë sezon.
Për sa i përket supersfidës, skuadra e Terziç e nisi fuqishëm, duke kaluar në avantazh, në minutën e 5′ nga Rjerson. Gol në goditjen e parë të ekipit të tij, por skuadra e Ksavi Alonso mori kontrollin e lojës. Palasio, Xhaka dhe Grimaldo, megjithatë, nuk arritën të kapërcejnë një Nobel gjithnjë gati.
Talenti Florian Virtz shënoi golin e barazimit në kohën shtesë, por VAR anuloi gjithçka. Në pjesën e dytë presioni nga vendasit vazhdoi, me Borusian që kërkonte të dyfishonte me Brandt në minutën e 54′.
Më pas ekipi i Terziç duhej të mbrohej nga sulmet e kundërshtarëve, që gjetën devijimin vendimtar në minutën e 79-të. Bonifejs dërgoi në rrjetë asistin perfekt të Shik dhe barazoi rezultatin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"