VIDEO/ Do të ndryshonte fati i takimit, rasti në fund ku Mirel Josa ndihet i vjedhur në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2025 | 20:55

VIDEO/ Do të ndryshonte fati i takimit, rasti në fund ku Mirel Josa ndihet i vjedhur në Elbasan

Elbasani e fitoi me rezultatin 2-1 përballjen ndaj Bylisit. Sfida në “Elbasan Arena” kishte mjaft tension, ndërsa Bylisi mbeti në zonën e ftohtë dhe verdheblutë dolën nga kriza e rezultateve.

Screenshot 2025-10-24 204605

Mirel Josa përmendi në prononcimin pas ndeshjes, një episod i cili u regjistrua në minutën e 89-të. Asisteni i parëi i Dorjan Maletajt, Alfred Shkreta, e konsideroi topin që kishte dalë jashtë vijës fundore. Pretendimet e trajnerit të Bylisit janë të tjera.

“Unë do të qëndroj pak te rastet e fundit të lojës. Normale që këtu ka VAR. Drejton lojën përveç arbitrit. Mund të kishte shkuar loja edhe barazim. Janë episode që ndodhin. Në topin në anësore që jepet dalja jashtë nga anësori, për mendimin tim, topi nuk kishte dalë jashtë.

Aty shkuam 2 me 2, por arbitri i kishte rënë bilbilit më përpara. Ta linte deri në fund, pastaj të vendosej. Unë po bëj punën time, siç do e bëja në çdo skuadër tjetër. Djemtë më përgjigjen, duhet të kemi më tepër stabilitet. E kërkoj në momentet e  mos ndryshimit të formacionit”, u shpreh trajneri Josa pas ndeshjes.

Pretendimi i Josës: (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL