Postuar: Janar 23, 2025 | 23:34
VIDEO/ “Divorci” me Skënderbeun, djali i Igli Tares gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e re! 21-vjeçari i shënon ekipit ukrainas
Etien Tare, djali i legjendës shqiptare, Igli Tares, ka shënuar golin e parë me fanellën e Dukagjinit.
Ai shënoi në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës ukrainase, Çornomorets Odesa, e cila përfundoi me rezultat 2-1.
21-vjeçari javën e kaluar është transferuar te skuadra e Dukagjinit, në merkaton e janarit, teksa ishte pjesë e Skënderbeut në elitën e futbollit shqiptar, por pa mundur të linte gjurmë.
Në të kaluarën Tare ishte pjesë e akademisë së Lazios, më pas luajti për Rapid Vienna dhe Strum Grazin në Austri. Ai do të kërkojë të japë kontributin e tij me ekipin që militon në elitën e futbollit kosovar.
GOLI I ETIEN TARES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"