VIDEO/ Debutoi me fitore te Evertoni, Armando Broja: I lumtur për rikthimin në fushë, moment i veçantë për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 9:43

VIDEO/ Debutoi me fitore te Evertoni, Armando Broja: I lumtur për rikthimin në fushë, moment i veçantë për mua

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja debutoi mbrëmë me Evertonin, në ndeshjen që u mbyll me fitoren 4-0 kundër Uolvesit. Pas përfundimit të sfidës, ai reagoi përmes një video që është shpërndarë nga vetë klubi i Premier Ligës.broja“Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Faleminderit shumë që erdhët në ndeshjen timë sot, jam i lumtur që u riktheva nga dëmtimi dhe të jem në fushë, është një moment shumë i veçantë për mua.

Jam shumë shumë i lumtur për rikthimin, ishte një fitore e mrekullueshme. Do jemi sërish të shtunën dhe ju presim ndaj Liverpulit. Faleminderit shumë që erdhët, do të thotë shumë”, thotë Broja përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.


View this post on Instagram

A post shared by Everton (@everton)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"