VIDEO/ Debutimi i Orges Shehit me Ballkanin, shikoni golin e ish-sulmuesit të Skënderbeut që i prishi festën trajnerit durrsak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 20:43

VIDEO/ Debutimi i Orges Shehit me Ballkanin, shikoni golin e ish-sulmuesit të Skënderbeut që i prishi festën trajnerit durrsak

Orges Shehi bëri ditën e sotme debutimin te skuadra e Ballkanit në elitën e futbollit kosovar. Skuadra e tij nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në transfertë ndaj Ferizajt. 

469325712_1167491465380457_8596008778091776921_n

Edhe pse suharekasit gjetën të parët avantazhin me anë të Hamidit, vendasit nuk u dorëzuan teksa arritën të shënonin me ish-sulmuesin e Skënderbeut dy edicione më parë Abdul Temitope, i cili në minutën e 84-të, shënoi me kokë duke vulosur shifrat në 1 me 1. 

Abdul

Ky ishte goli i katërt për Temitope, i cili duket se po përshtatet mjaft mirë me skuadrën e Ferizajt, duke i dhuruar pikë të shumta, ndërkohë që këtë herë i “prishi” festën e debutimit trajnerit durrsak.  

GOLI I ABDUL TEMITOP: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"