Postuar: Mars 2, 2024 | 20:44
VIDEO/ Debutim ëndrrash, sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nis me gol aventurën te skuadra e re
Debutim ëndrrash për sulmuesin e Kombëtares, Albion Ademi, që e ka nisur me gol aventurën e re te skuadra kineze e Tianjin Jinmen Tiger në elitën e futbollit.
25-vjeçar realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, që barazoi 1-1 në shtëpi me Nantong Zhiyun ditën e sotme.
Ademi shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 51-të, ndërsa luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare në vitin 2018 nga trajneri Panuçi, ndërkohë që numëron edhe 5 ndeshje me Shpresat.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"