Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 23:30
VIDEO/ Debutim ëndrrash për Rud Van Nisterloin, Lestëri shkëlqen me holandezin në stol
Rud Van Nisterloi e filloi mbretërimin e tij si trajner i Lestër Siti me tre pikë në Premier Ligë, pasi skuadra e tij e re mundi Uest Hamin me rezulatin 3-1 në stadiumin “King Power”.
Si për ironi të fatit Van Nisterloi drejtoi Junajtid pak javë më parë në duelin ndaj Lestërit ku fitoi me rezultatin 3-0 në ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë si trajner, teksa tashmë edhe aventura e tij me skuadrën e re, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm.
Golat e Vardit, El Khanous dhe Daka, i siguruan 3 pikë të arta skuadrës së Van Nisterloit, ndërkohë që golin e nderit për Uest Ham e shënoi Fulkryg në minutën e 93-të.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"