VIDEO/ Cikli i ri i Shqipërisë U21 nis me fitore, kuqezinjtë mposhtin Azerbajxhanin në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 23:45

VIDEO/ Cikli i ri i Shqipërisë U21 nis me fitore, kuqezinjtë mposhtin Azerbajxhanin në miqësore

Shqipëria U21 ka nisur me fitore përgatitjet për eliminatoret e kësaj grupmoshe, në një test miqësor të zhvilluar në Turqi përballë Azerbajxhanit.

bandicam 2023-03-23 15-27-55-848

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke treguar se ka elementë cilësorë të cilët me një organizim të mirë mund të sigurojnë rezultate të rëndësishme në eliminatore. Shqipëria rrezikoi disa herë portën e Azerbajxhanit me emra si Kurtulan, Pajaziti, Berisha, Shpendi e Toçi të cilët kërkuan me ngulm golin.

Ai do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë, kur Shpendi i dha avantazhin kuqezinjve. Megjithatë, pavëmendja në minutat e parë të pjesës së dytë solli barazimin e skuadrës azere. Gjithsesi, Pajaziti gjeti golin e 2-1 me një goditje diagonale, duke kaluar përsëri në avantazh Shqipërinë e cila më pas u mbrojt mirë, duke mbyllur me fitore këtë miqësore të parë.

Azerbajxhan U21-Shqipëri U21 1-2
46’ Çamalov / 42′ S. Shpendi, 51′ Pajaziti

GOLI I PAJAZITIT

GOLI I CAMALOV

GOLI I SHPENDIT

Shqipëria: Simon Simoni, Agan Mjaki (Reild Kurti 84’), Paulo Buxhelaj (Marcelino Preka 76’), Elmando Gjini, Mario Mitaj, Behar Ismaili (Rejan Alivoda 76’), Arda Kurtulan (Ilir Gjuzi 62’), Medon Berisha (Henrik Nerguti 62’), Eljon Toçi (Renaldo Torraj 46’), Adrion Pajaziti (Ertigen Shehu 84’), Stiven Shpendi (Dijar Nikqi 62’).
Trajner: A. Bushi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"