VIDEO/ Cikalleshi vendos rekord në Turqi, tund rrjetën edhe Et’hemi
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë për vitin 2024 me fanellën e Koniasporit.
Në minutën e 12-të, futbollisti shqiptar nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij ndaj Pendiksporit. (VIDEO)
Cikalleshi ka vendosur kështu një rekord. Ai bëhet futbollisti i parë i huaj më i mirë për Koniasporin pasi ka shënuar 27 gola në 101 ndeshje.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes për Koniasporin u aktivizua edhe Valon Et’hemi në minutën e 63-të. 11 minuta më pas, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për të shënuar golin e dytë të Koniasporit. (VIDEO)
Për 26-vjeçarin ky ishte goli i parë pas transferimit të tij në janar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"