VIDEO/ Bylisi thyen tabunë me Partizanin, humbja e parë e “epokës Veselinoviç” vjen në Ballsh me trajnerin spektator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2024 | 23:30

VIDEO/ Bylisi thyen tabunë me Partizanin, humbja e parë e “epokës Veselinoviç” vjen në Ballsh me trajnerin spektator

Partizani ka pësuar humbjen e parë të “epokës Veselinoviç”, teksa është mposhtur në Ballsh me shifrat 2-1.

WhatsApp Image 2024-12-09 at 14.07.06

Të kuqtë, me trajnerin e pezulluar në tribunë, kanë vuajtur përballë Bylisit që kishte regjistruar 8 humbje radhazi me kryeqytetasit në ndeshjet e mëparshme. Golat e Gjatës dhe Kamara befasuan të kuqtë në pjesën e parë, ndërsa ndeshja u rihap nga Keko në fillimin e pjesës së dytë.

Pavarësisht tentativave të të dy ekipeve, situata nuk ndryshoi më dhe sfida u mbyll me fitoren e Bylisit i cili lë vendin e fundit në renditje, teksa i heq Partizanit mundësinë që të kthehet në kreun e renditjes.

BYLIS 2-1 PARTIZANI

36′ Gjata, 45’+1′ Kamara/ 52′ Keko

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.

90’+6’ Mba ul topin për Zekën i cili lëshon një gjuajtje të gabuar mbi traversë në pozicion ballor. (VIDEO)

90’+2’ Një pasim në zonën e ballshiotëve ndalet nga Hasanbelli, me Kekon i cili më pas shkakton faull ndaj tij. (VIDEO)

90’+1’ Treni në kundërsulm shfaqet para Qirkos, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Uallison merr vendin e Malomo në radhët e Bylisit.

86’ Keko ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Përgjonit.

85’ Një pasim në zonë i Kekos krijon panik para Hasanbelli, por ky i fundit kontrollon në këmbët e Bintsuka.

84’ Ruçi provon nga distanca të befasojë Qirkon, por nuk gjen portën.

83’ Hasanbelli ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

81’ Hadroj harkon një goditje dënimi në zonë, sfera shkon direkt në duart e Hasanbelli.

77’ Zeka merr vendin e Taipit te Partizani.

76’ Treni merr vendin e Gjatës në radhët e Bylisit.

71’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Mba nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë shumë të gabuar.

70’ Përgjoni del në sulm dhe pas një kombinimi me Gjatën gjuan në portë, por Qirko ndal tentativën e tij. (VIDEO)

68’ Një harkim në zonën ballshiote nga e djathta gjen Kekon, Marku është vendimtar me ndërhyrjen e tij duke i hequr topin nga këmbët. (VIDEO)

66’ Shanaj merr vendin e Mehmetit në radhët e Partizanit.

62’ Taipi jep një pasim të artë për Kekon, gjuajtja e tij kalon mbi traversën e portës vendase.

62’ Pas zhvillimit të një goditjeje këndi, Ruçi gjuan me forcë nga jashtë zonës, sfera ndalet në duart e Qirkos. (VIDEO)

61’ Malomo hyn në zonë në krahun e majtë, ndërhyrja e Domgjonit sjell një goditje këndi për ballshiotët.

59’ Buxhelaj nis një top në zonë për Bintsukan, devijimi i tij shkon jashtë pa shqetësuar portën e ballshiotëve.

56’ Hadroj harkon në zonë për Mba, të cilit i shkon topi në këmbë por nuk përfiton para Hasanbelli.

52′ GOOOL PARTIZANI 2-1/ Vjen nga stoli dhe bën heroin, Albers Keko shkurton diferencën. (VIDEO) (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Largohen nga fusha Cara dhe Sembene, në lojë futen Keko dhe Buxhelaj.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Bylisit!

45’+1′ GOOOL BYLISI 2-0/ Taipi humbet topin, Kamara gjuan me të djathtën drejt portës duke mposhtur Pano Qirkon. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë

36′ GOOOL BYLIS 1-0/ Pano Qirko tronditet nga eurogoli i Mario Gjatës. (VIDEO)

33′ Tension mes lojtarëve, Yzeiraj i këshillon dhe nuk nxjerr karton të verdhë. (VIDEO)

30′ Kërkohet topi i prekur me dorë nga Domgjonas, por vijohet loja. (VIDEO)

23′ Ballshiotët pretendojnë për penallti për një prekje të topit me dorë nga Ismaili, por Yzeiraj akordon goditje këndi. (VIDEO)

18′ Marku tenton të nxjerrë topin në zonë për Peraltën, por Bintsuka nuk fal dhe ia rrëmben topin. (VIDEO)

13′ Mehmeti gjuan drejt portës së Hasanbelli i cili bën një pritje të mirë. (VIDEO)

12′ Hadroj nxjerr një top për Mba, por ky i fundit ndalet nga Ofori. (VIDEO)

2′ Përgjoni gjuan drejt portës së Qirkos, ky i fundit bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLISI: Hasanbelli, De Souza, Maçolli, Gjata, Kamara, Ruçi, Malomo, Marku, Ofori, Peralta, Përgjoni

Trajner: Nevil Dede

PARTIZANI: Qirko, Mehmeti, Ismaili, Cara, Preka, Bintsuka, Taipi, Sembene, Hadroj, Domgjonas, Mba

Trajner: Dragan Aniçiç

WhatsApp Image 2024-12-09 at 2.24.27 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"